Raportohet se më shumë se 480 aktivistë që protestonin kundër NATO-s janë arrestuar afër selisë qendrore të aleancës ushtarake.
Agjencia e lajmeve Belga raportoi se protesta që u mbajt para samitit të majit, synonte hyrjen e aktivistëve brenda selisë dhe simbolikisht mbylljen e saj.
Por, një gjë e tillë raportohet se nuk ka mundur të ndodhë.
Roel Stinen nga organizata “Vredesactie” akuzoi sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen se dëshiron ta kthejë aleancën në një “aparat intervenimi ushtarak”, duke potencuar misionet në Afganistan dhe në Libi.