Preshevë, 28 Nëntor -Me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit, që nga orët e hershme të mëngjesit është vendosur flamuri kombëtar (paralel atij serb) në godinen e komunës së Preshevës. Presheva, si Tirana, Vlora e Prishtina ngreh flamurin shqiptar per nder te 28 Nëntorit. Por, mungojne urimet e liderëve?!, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit, që nga orët e hershme të mëngjesit është vendosur flamuri kombëtar në godinën e komunës së Preshevës.

Presheva, si Tirana, Vlora e Prishtina ngreh flamurin shqiptar për nder të 28 Nëntorit, shkruan Presheva Jonë.

Qindra te rinj kane dalë në sheshin Ilria, para komunës së Preshevës për ta kremtuar ditën e Flamurit 28 Nëntorit me flamurin e Skënderbeut. Ata festojnë, këndojnë dhe vallëzojnë me tupana e muzike shqiptare.

Ne fakt ceshtja e flamurit sikur festat apo simboleve tjera ne Luginen  e Preshevës  kane mbetur ne etër deri sa Beogradi flet per ndryshime ti flamurit kombëtar, kurse lideret heshtin, madje deri ne keto qaste ende asnjeri nuk ka uruar 28 Nentorin apo Diten e flamurit,  qe si duket janë në dilema meqe jane ne prag te”zgedhjeve dhe fushata ka nisur…Lideret e Preshevës urojne me shume per Bajramin e “Bozhiq” se sa per diten e Flamurit. Ne fakt te vetmin që e kane uruar deri me tani Diten e flamurit jane ata nga OVL e UCPMB-së.

 

SHPËRNDAJE