Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka raportuar se ka gjetur një shumë parash në vlerë prej 10 mijë eurosh, të cilat më pas i ka dorëzuar në polici.

Sipas njoftimit të policisë, paratë e gjetura tashmë i janë kthyer pronarit.

“Me datën 07.04.2024, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Rahovec, ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e një shume parash, në vlerë prej 10 mijë euro, ishte paraqitur zoti Himaj nga fshati Gexhë i cili kishte gjetur këto para dhe të njëjtat i ka dorëzuar. Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Zoti Himaj përveç që ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

SHPËRNDAJE