RAGMI MUSTFA TAKON SOT PRESIDENTIN E SHQIPËRISË DHE TË KOSOVËS
Avni JUSUFI
Preshevë,30 gusht
Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa do të takohet sot në Prishtinë me dy presidentët me atë të Shqipërisë Bujar Nishani dhe atë të Kosovës Atifete Jahjaga,ka njoftuar kabineti i kryetarit të komunës së Preshevës agjencine informative “Presheva Jonë”. Në këtë njoftim thuhet,se kryetari Mustafa në takimin me presidentët Nishani e Jahjaga do të bisedojnë për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës si dhe do ti kërkon nga dy presidentët angazhimin e tyre për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
—————————
Presidenti Nishani takohet me një delegacion të lartë nga Lugina e Preshevës
PRESIDENTI SHQIPTAR BASHKON LIDERËT E LUGINËS SË PRESHEVËS
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, do të takojë një delegacion te lartë prej dhjetë anëtarësh, përfaqësues këta nga Lugina e Preshevës. shqiptarëve i kresuar nga kryetari i KKSH-së z.Galip Beqiri. Kabineti i kryetarit të KKSH ka dërguar feta për takimin me presidentin shqiptar z.Nishani si Riza Halimi, deputet, dhe dy kryetaret e komunave, ai i Presheves dhe kryetari i Bujanocit z.Ragmi Mustafa dhe Nagim Arifi, pastaj z. Fehmi Beja, nenkryetar i Kuvendit Komunal të Medevegjës, Jonuz Musliu nga LPD pastaj liderë partiakë e të tjerë si Rami Zylfiu, Belgzim Kamberi etj..Kryetari i KKSH-së z. Beqiri rreth këtij takimi i ka deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” se “ftesat për takimin me presidentin shqiptar ju janë dërguar të gjithëve, ku deri më tash më shumë se gjysma e kanë konfirmuar ardhjen. Takimi i liderëve të Luginës së Preshevës mbahet neser në orën 08:30 në hotelin “Diamond” në Prishtinë. Temë e biseimeve me presidnetin shqiptar do të jetë situata aktuale në Luginën e Preshevës dhe perpsktiva e shqiptareve jashte Shqipërisë dhe Kosovës..”