Gjatë takimit mes presidentes së Zvcirës Doris Leuthard dhe kryemionistrit shqiptar Edi Rama sot ne Berne u nënshkruan dy marrëveshje mbi projekte për një shumë totale prej 10 milionë franga në fushën e formimit profesional dhe decentralizimit.
Mes dy vendeve u nënshkruan edhe dy marrëveshje me vlerë 10 milionë franga
Bernë, 31 mars (Nefail Maliqi) -Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Doris Leuthard, priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin bisedoi për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gjatë qëndrimit në Bernë, në kuadër të një vizite zyrtare, kryeministri Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori shqiptar në Zvicër, Ilir Gjoni, zhvilluan një sërë takimesh, duke filluar nga Presidentja Leuthard, njëherësh ministre e Departamenti Federal të Mjedisit, Transportit, energjisë dhe komunikimit si dhe me personalitete të tjera nga qeveria zvicerane.
Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër, kjo është hera e parë që nga viti 1994 që kur një kryeministër shqiptar ndodhet për vizitë në Zvicër.
Marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve dhe situata në Ballkanin Perëndimor ishin në qendër të diskutimeve. Të dyja palët theksuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar për të forcuar lidhjet ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë, të cilat janë rritur më shumë gjatë viteve të fundit.
Mes dy vendeve nënshkruhen dy marrëveshje me vlerë 10 milionë franga
Kryeministri Rama falënderoi Zvicrën për mbështetjen dhe përkujdesjen e treguar ndaj emigrantëve shqiptarë, numri i të cilëve është rreth 250 mijë.
“Për Shqipërinë, Zvicra aktualisht është ndër vendet më të mëdha donatore bilaterale”, tha Rama.
Gjatë takimit që u mbajt sot u nënshkruan edhe dy marrëveshje me një shumë prej 10 milionë franga për projekte në fushën e formimit profesional dhe decentralizimit.
Diskutimet u përqëndruan gjithashtu në reformën gjyqësore, i cili gjithashtu synon të përmirësojë klimën e investimeve në Shqipëri, bashkëpunimin në migrimit, bashkëpunimit policor dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.
Delegacioni zviceran shprehu shqetësim rreth tensioneve dhe krizave në rajon. Presidentja zvicerane Leuthard vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe theksoi se sa e rëndësishme ishte për sytë e Zvicrës që Tirana vazhdon të veprojë si ndërmjetës, duke ju referuar agjencisë së lajmeve “Presheva jonë”.
Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaxhçka, ministrja e Zhvillimit Urban, Englantina Gjermeni dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.