Preshevë, 5 maj -Pas deklaratave “bombë” te kryterait te krahinës së Preshevës Jonuz Musliut ne agjencine e lajmeve “Preshevas Jonë” se “bashkimi i Shqiperise me Kosovën i pakuptime pa Preshevën” dhe se “bashkimi i Lugines me Kosoven, nuk do te thote Shqiperi e Madhe pa Nishin” ka cuar peshte Serbinë e cila ednen i vajton keotp deklatata te Musliut i cli edhe koemsarit te qvrtise serbe Stankvic ja tha trq ne sy ne Bujanoc ku njeri fliste për liosa e tjri pe rfhsia kuipton nejri për “Shiperine e Madhe” kurse tjtri per bashkimin e Presheves me Kosovën !
Gazeta e përditshme beogradase “Alo”, në numrin e saj të sotëm, nxjerr në ballin shkrimin me titull “Rama përgatit luftë në jug të Serbisë!” (“Rama sprema rat na jugu Srbije!), duke iu referuar burimeve informative të Shërbimeve për Siguri të Serbisë. Sipa skesja gazete baskeimine tropjeve shiptare e parlajmeruan Rama, Thaci dhe Musli, pas deklartatve te tyre te ashpra (“Nema sumnje da upravo Rama stoji iza svih turbulencija koje se dešavaju u poslednjih nekoliko nedelja i oštrih izjava Tačija, Haradinaja, Muslijua…“), transmeopthnj agejcia elajemeve “Presheva jonë”
“Kryeministri Rama, është i gatshëm të shkaktojë kaos dhe të sakrifikoj shqiptarët në Serbi, në mënyrë që pastaj të shfaqet si një pajtimtar, për t’i ngritur vetes rejtingun para zgjedhjeve në Shqipëri”, thuhet në vlerësimet e gazetës serbe “Alo”.
Po nga të njëjtat burime “Alo”, paralajmëron se “shërbimet sekrete serbe me vigjilencë janë duke i vëzhguar lëvizjet e ish ushtarëve të UÇPMB-së, që grumbullohen në Kosovë”.
Derisa shtypi i verdh serb jehon me zhurmëri rreth zbulimit të armëve në masë të madhe në afërsi të Preshevës dhe Bujanocit si dhe propagandon rreth deklaratave të liderëve shqiptarë për bashkim kombëtar, këto ditë, në Luginë të Preshevës, po qëndron kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq dhe Ivan Boshnjak, sekretar shtetëror i administratës publike dhe qeverisjes lokale në Serbi.
Mediet lokale në Luginë të Preshevës, raportojnë se takimet mes zyrtarëve të Beogradit dhe autoriteteve shqiptare në Bujanoc dhe Preshevës, janë duke u zhvilluar në një atmosferë jo edhe aq të këndshme lidhur me situatën aktuale politike e të sigurisë në vend.
Për dallim nga vitet e mëhershme, kur acarohej situata në Luginë të Preshevës, ishin të pranishëm edhe faktorët ndërkombëtarë, të cilët, në këto momente, nuk po shfaqen, si duket po presin të shpërthej diku në stilin e tërmetit, për të intervenuar pastaj si seizmologët rreth matjes së shkallës së Rihterit dhe dëmeve të shkaktuara nga fuqia e lëkundjeve!