Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje të pistës ku do ndërtohet aeroporti ndërkombëtar i Vlorës.

“Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka marrë formën e saj”, shkroi Rama në Facebook krahas fotografisë.

Lexo Edhe:

Ndërtimi i këtij aeroporti po kryhet nga bashkimi i kompanive të regjistruara në Zvicër, Mabco Construction, i përbërë nga Mabetex Group, , kompania e Behgjet Pacvollit që mban 50 % të aksioneve, YDA Group me 48 % dhe A Group sh.p.k me 2 %.

Në këtë kantier është kryer tashmë pjesa më ‘delikate’ e punës për krijimin e “dyshemesë” së aeroportit.

Sipas të dhënave të projektit, aeroporti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh. Nga këto 16.000 m2 do të jetë zona e terminalit të pasagjereve. Parkingu i avionëve do të jetë 46.690 m2 nga të cilat 32.000 m2 do të jenë për pozicionet e avionëve (12 vendqëndrime). 2000 m2 do të jetë sipërfaqja e shërbimit zjarrëfikës, shkruan atsh.

SHPËRNDAJE