PVD-së e Bujanocit me trillime “ Vazhdon shizofrenia e pushtetit lokal në Bujanoc”
Dje Partia për Veprim Demokratik ka dal me një komunikatë të titulluar “Shizofrenia e pushteti lokal në Bujanoc”, ecila shumë lehtë do të kishte mundur të konvertohet në titullin “ vazhdon shizofrenia e partisë për veprim demokratik ndaj pushtetit lokal në Bujanocë”, duke e stigmatizuar dhe blasfemuar në mënyrë me qyqare, thuhet ne fillim te komunikates per media leshuar sot nga Shërbim për informim i Partisë Demokratike, transmeton agejncia informative “Presheva Jone”
Bujanoc, 9 gusht
Në këtë komunikatë, paralajmërohet se janë bërë përjashtime të reja të shqiptarëve nga marrëdhënia e punës në komunën e Bujanocit. Nuk është e vërtet se pushteti lokal ka larguar punëtor nga puna dhe po ki pushtet nuk do ta pushoj as një të cilët janë me marrëdhënie të përhershme të punës. Pra ata nuk precizojnë në komunikatën e tyre se çka do të thotë një punëtor me marrëdhënie të përhershme pune dhe një punëtorë i cili është i angazhuar me kontratë me kohë të caktuar. Në komunikatën e tyre ceken dy punëtor si Irfan Xheladini, ekonomist i diplomuar dhe Mustafë Alishani, ekonomist i diplomuar. Nëse këta thonë se këta dy kanë qenë ekspert, ata kanë punuar tri vite në komunë dhe nuk i kanë krijuar marrëdhënie të përhershme pune, mirëpo çka është paradoksale ata për simpatizuesit dhe njerëzit e tyre jo profesional kanë krijuar marrëdhënie pune të përhershme, mirëpo jo dhe për këta dy njerëz (Irfan Xheladinin dhe Mustafë Alishanin), atëherë rezulton se këta njerëz nuk kanë qenë kompetent të aftë, sipas parametrave vlerëusese të Shaip Kamberit
Arsyeja tjetër, pse nuk i është vazhduar kontrata inspektorit të buxhetit Irfan Xheladinit është , ku çdo kryeshef në administratën lokale duhet ta bëjë raportin 6 mujor për punë që i ka kryer, kurse ai për 6 muaj e ka sjell vetëm se një letër të zbrazët në të cilën ka precizuar se as një punë nuk e ka kryer dmth për këto muaj nuk ka kryer as një inspektim të buxhetit nëpër ndërmmarjet publike nëpër të cilat në masë të konsiderueshme në pozicionin e rrogave është tejkaluar buxheti.
Qëllimi i fundit i Shaip Kamberi ka qenë që në administratën lokale të vendosë një min ose një eksploziv I cili duhet të eksplodoj pas një kohe të caktuar çka do të thotë se ai ka angazhuar 21 punëtor me kontrata me kohë të caktuar dhe të cilëve para skadimit të mandatit të tijë nuk ja ka vazhduar kontrata duke programuar këta “Punëtorë” ( mjet eksplodues) por i ka lënë si persona në rolin e “viktimave” dhe derdh lotë krokodilli për këta persona.
Në anën tjetër gojarisht i ka urdhëruar drejtorët e ndërmarrjeve publike që të vendime për një numër të konsiderushëm të simpatizuesve të PVD-së në mardhënje të përhershme pune duke i shkelur të gjitha normat jurdike, morale dhe etike
Popullat edin mirë se Shaip Kamber kur është bërë Kryetar i komunës së Bujanocit ka rehabilituar një numër të konsiderueshëm të njerëzve, kurse etiketon njerëzit e pastërt, konkretisht kryshefin e administratës lokale Ismet Ahmetin, ku dihet se kush është Ismet Ahmeti dhe sa është i ndershëm dhe ai ta krahasoj me një person I cili është synonim i së keqes, ku në rastin konkret Shaip Kamber bënë një gjest qyqar.
PVD-ja po ashtu del me një komunikatë tjetër në të cilën pretendon se janë larguar dy puntor tjerë nga organizata Zëri I të Rinjve ku dihet se ata nuk financohen nga buxhet i administratës komunale edhe pse kanë pasur mjete vetanak në tri baza.
Të gjitha këto marifetllëqe dhe etiketime kanë një qëllim të vetëm; destabilizimin dhe pengimin e mbarvajtjes së pushtetit lokal, thuhet ne fundt te komunikates nga Shërbimi informativ i Partisë Demokratike.