Real Madrid gjatë kësaj verë do të përgatitet për një revolucion të vërtet në merkato teksa pritet të jenë të shumta largimet, por edhe afrimet. Trajneri Zidane ua ka bërë të qartë Mariano Diaz, James Rodriguez, Gareth Bale dhe Luka Jovic se nuk bëjnë pjesë në planet e tij.
Objektivat janë dy super talente: Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, me talentin norvegjez  i cili e ka nisur me marshin e 7-të aventurën e tij te Borussia e Dortmundit dhe që qëndron në krye të dëshirave të Zidane dhe Los Blancos do të tentojnë ta afrojnë që këtë verë ndërsa, ndërsa Mbappe Reali do të tentojë ta afrojë pas 1 viti.



Kosto e të dyve mund të kapë shifrën e 225 milionë eurove. Nëse për Haaland do të paguhet klauzola e largimit prej 75 milionë eurosh, për Mbappe 150 milionë euro mund të duken pak pasi Paris Saint Germain ka paguar plot 180 milionë euro për ta marrë nga Monaco para 2 sezonesh por duke parë krizën financiare prej koronavirusit por edhe kontratën që i skadon në verën e vitit 2022, Al-Khelaifi mund të detyrohet ta shesë për një shifër më të ulët. Parizienët rrezikojnë ta humbasin me zero euro pas 1 viti.

SHPËRNDAJE