James Rodriguez e Isco Alarcon nuk e kanë përfituar nga mungesa e Gareth Bale për të fituar një vend në formacionin e Real Madridit.
James Rodríguez dhe Isco Alarcón ka gjasa që të largohen nga Real Madridi gjatë verës.
Performanca e spanjollit dhe kolumbianit ishte e zbehët muajt e fundit, derisa të dy janë fërshëllyer në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.
Sipas gazetës sportive madrilene, Marca, Real Madridi është i gatshëm të dëgjoj ofertat për Rodriguezin dhe Iscon gjatë verës.