Ky lajm, pos popullatës në Kosovën Lindore, ka gëzuar edhe popullatën dhe autoritet kosovare në Prishtinë dhe Tiranë, për cka është përshëndetur njëzërit nga ta, duke konsideruar se deputeti Halimi po mbetet një personalitet i cili si deri më tash, do të ngrisë zërin kundër padrejtësive dhe avancimin e proceseve dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve etnik në Kosovën Lindore, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Beograd, 10 maj

Riza Halimi, rizgjedhet depuet në kuvendin e Repunlikës së Serbisë, këtë lajm posa e  ka kumtuar z.Riza Halimi për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”.  Siq dihet lista e  Koalicionit të  Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka siguruar një mandat deputeti në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë. Ky organ sonte do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 6 maj në Serbi. Ljami për rizgjedhjen e Riza Halimit është mipritur nga popullata shqipatre në  Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

 

Njëkohësisht, ky lajm, pos popullatës në Kosovën Lindore, ka gëzuar edhe popullatën dhe autoritet kosovare në Prishtinë dhe Tiranë, për cka është përshëndetur njëzërit nga ta, duke konsideruar se deputeti Halimi po mbetet një personalitet i cili si deri më tash, do të ngrisë zërin kundër padrejtësive dhe avancimin e proceseve dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve etnik në Kosovën Lindore.

SHPËRNDAJE