Depueti gjithpopullor dhe kryetar i PVD-së z.Halimi pas konferencës së sotme të shtypit Agjencisë Informative “Presheva Jonë” i ka deklaruar se ky hap, nga partia e tij për t’iu rikthyer punimeve të Kuvendit Komunal të Preshvës nga partia e tij për t’ui rikthyer punimeve të Kuvendit është ndërmarur si kundërpërgjigjie ndaj manipulimeve të ministrit serb Markovic me shqiptarët..
Preshevë, 4 prill /AIK-Presheva Jonël
Kreur Partisë për Veprim Demokaratik (PD) z.Riza Halimi sot në Preshevë permes një konference shtypi ka trajtuar tri tema: funksionimi i pushtetit lokal në Preshevë, situata aktuale politike në Luginë të Preshevës si dhe aktivteti i deritanishëm i Trupit Koordinues, përfshirë keut edhe çështjen e maternitetit në komunë. Kryetari i PVD-së Riza Halimi, duke folur për situatën aktuale në Luginë të Preshevës, akuzoi qeverinë serbe, se nuk është duke ndërmarrë asnjë hap konkret për zgjidhjen e problemeve dhe gjendjen aktuale shumë të rëndë ekonomike në këtë rajon.
Sipas z.Halimit, spastrimi i shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës, është duke u intesifikuar ditë e sa cvie për shkak të moskrijimit të kushteve elementare për jetës dhe kthim të të shpërngulurve paralet me burgosjet dhe provokimet e politikave diskirminuese dhe antishqiptare, ka deklaruar sot gjatë një konference shtypi në Preshevë deputeti gjithpopullor dhe kryetari i PVD-së z.Riza Halimi, njodfton Agjencia Informative Kombëtare “Presheva Jonë” Deputeti dhe kyretari i PVD-së z.Halimi më tutje është fokusua në aktivitetin e Trupit Koordinues, ku për shkak të mossuksesit të rekonstruimit të këtij organi qeveritar, nuk ka dhënë kontributin e pritur në zgjidhjen e problemeve rënda.Halimi, deklaropi se Kryesia e PVD-së do ta shqyrtojë mundësinë e tërheqjes nga Kryesia e Trupit Koordinues, nëse së shpejti Trupi Koordinues nuk fillon të punoj në bazë të parimeve dhe modaliteteve të marrëveshjes të nënshkruar në mars 2009. Gjithashtu, u bë e ditur, se është marrë vendim që grupi i këshilltarëve të PVD-së, ka vendosur që ti kthehet punës në Kuvendin Komunal të Preshevës, me çrast do të ndërprehet bojkoti i deritanishëm nga ana e kësaj partie.
Se si cilat ishin aryserat e kthimin të PVD-së në punimet e kuvendiut z.Riza Halimi për agjencinë “Presheva Jonë” ka shpjegur se “ky hap nga ana e partisë sonë është ndërmarur si kundërpërgjigjie e manipilimeve të minsitrit srb Markovic me shqiptarët dhe me qëllim të zhbllokimit të paralizimit të instituiconeve tona dhe pas te muajsh ne e pamë të arësyeshme t’i kthemi kuvendit, ku siq e dini këshuiltarët tanë bashkë me ata të BDL-së së Skender Destanit ishin tërhequr meqë ky i fundit ishte larguar nga funksioni I kryetarit të Kuvendi Komunal. Për shkak shkarkimit te paligjeshem te kryetarit të Kuvendit të atëhershëm Skender Destanit, akt ky anti statur dhe me emërimimi i kryetarit të ri po ashtu antistatutore si dhe planifikimi i bugjetit. Gjitha keto manovrime politike ishin bërë në emër të 20 vota, duke llogaritur ketu edhe votën e një këshilltari i cili në fakt s kishte kurrëfare mandate dhe emerimi i tij si zv.kryetar komune ishte jo valide dhe votimi i tij ishte ilegal.”