Diaspora kosovare luan një rol të jashtëzakonshëm në jetën ekonomike, politike dhe kulturore, si në vendet pritëse ashtu edhe në Kosovë. Përmes përpjekjeve të vazhdueshme për integrim të suksesshëm, ajo jo vetëm që përfaqëson denjësisht Kosovën në vendet ku jeton, por edhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, politik dhe kulturor të vendit amë. Duke shërbyer si një urë lidhëse, diaspora ndihmon në krijimin e një lidhjeje të fortë mes Kosovës dhe vendeve pritëse.

Shumë anëtarë të diasporës kosovare, të pasuruar me arsim dhe përvoja të fituara në Perëndim, kanë dhënë një kontribut të vlefshëm në pluralizmin e ideve, emancipimin e politikës kosovare dhe në formësimin e opinionit publik. Këto përpjekje kanë qenë jetësore për ta çuar Kosovën përpara dhe për të promovuar një shoqëri më të hapur dhe të zhvilluar.

Përkundër këtyre kontributeve të jashtëzakonshme, diaspora nuk duhet të shihet vetëm si një “makinë votash” apo si burim i remitencave ekonomike. Roli i saj shkon përtej kësaj, duke qenë një shtyllë thelbësore për zhvillimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Naser Sherifi, kandidat për deputet nga radhët e “Lista Për Familje,” e ka përshkruar diasporën si një element jetësor për të ardhmen e vendit. Ai thekson se çdo kontribut i diasporës duhet të vlerësohet dhe promovohen politika që fuqizojnë lidhjet mes diasporës dhe institucioneve të Kosovës.

“Diaspora është dhe do të vazhdojë të jetë një element thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e shtetit tonë,” thekson ai, duke u angazhuar që si deputet të përfaqësojë interesat e diasporës dhe të sigurojë që zërri i saj të dëgjohet.

Përmes një qasjeje të tillë bashkëpunuese, diaspora kosovare mund të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e një Kosove më të fuqishme dhe të begatë. Politikat që inkurajojnë bashkëpunimin dhe që përfshijnë diasporën në vendimmarrje janë thelbësore për një zhvillim afatgjatë.

#AKR58
#Koalicioni #për #familjen

 

SHPËRNDAJE