Daniele De Rossi është trajner i ri i Romës.
Klubi italian e zyrtarizoi pasardhësin e Jose Mourinhos pak minuta më parë pasi paraprakisht e shkarkoi trajnerin portugez.
Mediat italiane raportojnë se legjenda e Romës ka nënshkruar me klubin “Giallorossi” kontratë deri në verën e këtij viti me mundësi vazhdimi për një periudhë më afatgjate.
Roma me Jose Mourinhon u tregua e suksesshme duke e fituar Ligën e Konferencës para dy vjetësh, ndërsa vjet shkoi deri në finale të Ligës së Evropës.
Por, në këtë edicion gjërat nuk ecën mirë dhe humbja e fundjavës që shkoi nga Milani ishte fatale për “Special One”.