Cristiano Ronaldo ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e “Globe Soccer Awards”, që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Superylli portugez aty ka shpalosur disa detaje rreth të ardhmes së tij, pas pensionimit si futbollist.
Ronaldo ka thënë se nuk e ka ndërmend të bëhet trajner e as t’i futet politikës.
”Asnjëherë nuk do të bëhem trajner ose president. Por ndoshta pronar i një klubi ndonjë ditë. Kam shumë plane dhe ëndrra përpara”, ka thënë ai.
Gjatë kësaj ceremonie, Ronaldo u shpërblye me çmimin Lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme për vitin 2024, pas paraqitjeve me Al-Nassr.