Cristiano Ronaldo iu bashkua Kombëtares së Portugalisë së fundmi për angazhimet në Ligën e Kombeve.
Legjenda e futbollit thotë se po e shijon çdo moment me kampionin e dikurshëm të Evropës, ndërsa thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet derisa ndihet mirë fizikisht dhe psikikisht.
“Mezi pres ta shoh se çka do të ofrojnë këmbët e mia në vitet e ardhshme”, deklaroi fillimisht 39 vjeçari, përcjell “Gazeta Express”.
Pa dyshim, synimi i radhës i yllit të Al-Nassr është që ta arrijë shifrën jubilare të 1000 golave në karrierë, ndërsa për ta arritur këtë i nevojiten edhe më shumë se 90 gola.
Sidoqoftë, ai nuk e ka ndërmend të ndalet dhe do të provojë deri sa të mundet për ta mbërri këtë objektiv.
“Nëse arrin goli i 1000-të, atëherë mirë… por, nëse kjo nuk do të ndodhë, unë tashmë jam golashënuesi më i mirë në histori të futbollit”, shtoi ai.
“Unë e kaloj jetën duke e shijuar momentin. Tash nuk mund të mendoj për formë afatgjate, e kam thënë se dua ta arrij shifrën e 1000 golave dhe duket se gjithçka është bërë më e lehtë tash.”
Më saktësisht, Ronaldo i ka shënuar 908 gola në karrierë dhe i nevojiten edhe 92 të tillë për ta arritur numrin 1000.