Në Rumani po presin fitore me rezultat zyrtare (3:0) në tavolinë ndaj Kosovës.

Rumunët vlerësojnë se Kosova e ka braktisur pa arsye ndeshjen, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-gjyqtari, Constantin Zotta thotë se vendimi do të jetë në favor të Rumanisë.

“Nuk ka arsye pse të mos fitojmë në tavolinë. Asgjë nuk ka ndodhur. Ishte minuta e 92-të dhe shihej që lojtarët e Kosovës kanë dashur të fitojnë diçka në mënyrë jokorrekte. Qartë se do ta fitojmë këtë ndeshje”, ka thënë Zotta.

Qëndrim të njëjta kanë shfaqur edhe shumë personalitete të futbollit rumun.

Udhëheqësi i klubit kampion ka kërkuar që Amir Rrahmani të largohet nga sporti pasi u kërkoi bashkëlojtarëve ta braktisin fushën.

SHPËRNDAJE