Mediat ruse sot i kanë kushtuar një artikull një helikopteri serb, duke e vlerësuar si diçka revolucionare.
Siç shkruajnë ato, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një helikopter që është i padukshëm për radarët, i cili është zbuluar në Panairin Ndërkombëtar të Mbrotjes në Abu Dhabi (IDEX).
“Pasi të ndërtohet plotësisht, X-01 ‘Hornet’ mund të përdoret në një gamë të gjerë të situatave, nga operacionet ushtarake deri tek ato të zbulimit të rrezatimit”, shkruan Russia Today.