Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka publikuar një video në një klinikë dentale në Ferizaj, ku thotë t’i jetë rrëmbyer zemra nga një punonjëse e re me sindromin down.

Fejzullahu ka shfrytëzuar vizitën e tij te mjeku për të bërë thirrje për përkrahje të personave me sindromin down dhe punësimin e tyre.

Ja postimi i tij në Facebook:

Pata nderin dhe kënaqësinë që në klinikën @briliantdent tek Dr. Burim Buzhala në Ferizaj ta takoj punonjësen e re, Eloidën, e cila me dashurinë e saj rrëmben zemra! Kjo vajzë është një mrekulli në vete. Lum si Burimi me që me humanitetin e zemërgjerësinë e tij ka bërë veprim të madh me rastin e punësimit të Eloidës, duke i thirr kështu mendjes dhe ndërgjegjes së popullit dhe udhëheqësisë në trojet tona. Mos qoftë ky akti i vetëm. Le të vazhdojmë ti përkrahim njerëzit me Sindromën Down.

SHPËRNDAJE