![](https://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2020/04/screenshot_20200419-122307_lajme-shqiptare6837694711955771624.-1024x689.jpg)
Mohamed Salah njihet si një futbollist me zemër të madhe, teksa shpesh herë nuk ngurron që të ndihmojë bashkëkombësit e tij. Duke parë situatën e vështirë nga koronavirusi, sulmuesi egjiptian ka ndihmuar me mijëra tonelata ushqime dhe mish të freskët familjet në nevojë në vendlindjen e tij në Nagrig.
Ylli i Liverpoolit më parë ka dhuruar 330 mijë euro për punimet e ujërave të zeza. Ai bleu një truall ku do të vendosej edhe një impiant për trajtimin e ujit. Bamirësia e tij arrin një vlerë prej 8 milionë paundësh, një gjest i madh për rajonin që është goditur nga kriza.
Ai madje ka dhuruar dhe shumë maska për banorët në mënyrë që të ndalohet përhapja e koronavirusit