Galaxy F04 do të quhet modeli i fundit i Samsung që do të dal në treg brenda pak ditësh.

Modeli do të vjen me dy ngjyra, do ketë një çip MediaTek Helio P35 12 nm me 4 GB RAM.

Do ketë 64 GB hapësirë ruajtëse bazë që mund të shkojë deri në 1 TB, përmes kartës microSD. Galaxy F04 funksionon me sistemin operativ Android 12.

Ekrani do jetë 6.5 inç LCD 1600×720 px PLS me shpejtësi standarde të rifreskimit 60 Hz, kamera kryesore do të jetë 13MP me një sensor thellësie prej 2MP.

Kamera e përparme do jetë 5MP, ndërsa nuk do ketë skaner të gjurmëve të gishtërinjve në bord.

Ka një bateri prej 5,000 mAh me karikim 15 Ë.

Shitjet fillojnë më 12 janar në mesditë.

SHPËRNDAJE