Manchester Unitedi duket se ka gjetur zëvendësuesin ideal të David de Geas

degeaPortieri spanjoll, David de Gea, ishte afër transferimit në ‘Santiago Bernabeu’ verën e kaluar, por transferimi dështoi në minutat e fundit për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Mirëpo, në Spanjë raportojnë se dhjetë herë kampionët e Evropës, do të tentojnë sërish ta transferojnë 25 vjeçarin, edhe përkundër se Keylor Navas po bënë paraqitje të shkëlqyer këtë edicion.

Sipas ‘Daily Mail’, nëse De Gea largohet nga ‘Old Trafford’, ‘Djajtë e Kuq’ do të tentojnë ta transferojnë portierin e Leicester Cityt, Kasper Schmeichel.

Edhe më të mundshme këtë transferim e bënë fakti se babai i portierit në fjalë, Peter Schmeichel, i cili gjithashtu ka qenë portier, ka mbrojtur portën e Unitedit për tetë vite me radhë – nga viti 1991 deri 1999.

Legjenda e Unitedit, Peter Schmeichel, gjithmonë e ka pranuar se do të dëshironte që një ditë ta shihte djalin e tij me fanellën e Unitedit.

Kasper Schmeichel, i cili është pjesë e Leicesterit që nga viti 2011, shihet si një ndër më meritorët për arritjen e klubit anglez që janë afër të shpallen kampion të Premierligës.

Një gjë është e sigurt, Nëse De Gea largohet nga ‘Old Trafford’, Schmeichel është i pari në listë për ta zëvendësuar spanjollin.

SHPËRNDAJE