Janë zbuluar detaje të reja lidhur me incidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë ku një person mbeti i plagurur me armë zjarri.
Personi i plagosur u raportua se ishte Pajtim Gashi
Ndërsa tani burimet e mediumit kanë bërë me dije se njëri nga personat e dyshuar është Shumbim Sekiraça.
“Presheva Jonë” mëson se pasi policia ka shikuar vendin e ngjarjes, incizimin dhe provat e tjera që ka siguruar, ka ardhur në përfundim se i dyshuari është 20 vjeçari Shkumbim Sekiraça.
Shkumbin Sekiraqa eshte djali i Salih Sekiraqes.
Ky i fundit është një nga emrat e njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Herën e fundit ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar për armëmbajtje pa leje.
I plagosuri Pajtim Gashi, gjatë trajtimin në QKUK, është intervistuar nga Njësia e Krimeve Regjionale, por ai nuk ka pranuar që të identifikoi asnjë person.
Ai gjatë intervistës ka thënë se nuk e njeh asnjërin nga sulmuesit.
Derisa i njëjti është liruar policia po vazhdon hetimet në sigurimin e provave për të arrestuar të dyshuarit e përfshirë.