Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis me rastin e pranimit të Kosovës si anetare e re e 55-ta ne UEFA ka uruar Kosoven dhe gazetarin e agjencise se lajmeve “Presheva Joinë” Nefail Maliqi
Greku proshqiptar i UEFA-s: Kosova, në FIFA më 13 maj
Anetaresimi i sotem i Kosoves ne UEFA, automatikisht i ka hypur dyert edeh drejt anetaresimit ne FFA. Për më tepër, kjo i hap rrugë Kosovës që të anëtarësohet edhe në Federatën Botërore të Futbollit – FIFA, kur të mbajë kongresin e radhës në Meksiko Siti më 12 dhe 13 maj.
Pranimin e Kosovës ne UEFA paraprakisht e kishin parlajmeruar edhe sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis ne intervsiten e fundit për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” e kishte paralajmëruar gazetarin e kesaj agjencia ne selinë e UEFA-s duke i thëne se ne Budapest do te kete supriza te mira për Kosovën.
Keshtu edhe ndodhi, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis me rastin e pranimit të Kosovës si anetare e re e 55-ta ne UEFA ka uruar Kosoven dhe gazetarin e agjencise se lajmeve “Presheva Joinë” Nefail Maliqi duke i zgjatur doren dhe duke u uruar me fjalet “Urime M.Maliqi, urime Kosovë!”
Madje edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e kihste bere me dije se javën e ardhshme Kosova është në agjendë të FIFA-s. “Në rast pranimit me të drejta të plota të Kosovës gjatë ditës së sotme, atëherë do të pranohet automatikisht në FIFA”, tha presidenti i FIFA-s, Infantino.
Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis ka deklaruar se pas UEFA-s, tani Kosova pritet të marrë një përgjigje suprizuese edhe në FIFA më 13 maj në Meksiko. Gazetari Nefail Maliqi, i vetmi shqiptar i akredituar në selitë e FIFA-s dhe UEFA-s në Gjenevë deklaroi për tesheshi.com se “greku më proshqiptar në selitë ndërkombëtare” është shumë optimist se tani u hap rruga për pranimin e bujshëm.
Në një tvvitt në faqen t tij, Theodoridis thekson “Urime Kosovë”.
“Presheva jonë” nga selia e UEFA-s qe 10 vite ne vijën e parë…
Siç dihet agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka vetmin gazetar nga mediat shqiptar ne selin e e UEFA-s që këto vitet e fundit përcjell konferencat dhe aktivitet e dy shtëpive ndërkombëtare UEFA (Nyon) dhe FIFA (Zurich). “Presheva Jonë” njihet jo vetëm për raportime të shpejta dhe objektive , por edhe për intervista ekskluziveme krerët e UEF dhe FIFA (Platini, Blater, Infantinosi, Theodoridis) dhe yjet e futbollit botëror si: Zidanin, Pele, Romenige etj…