Selena Gomez thuhet të jetë e tmerruar nga kërcënimet me vdekje të marra në internet nga fanset xheloze të Justin Bieber, pas bërjes publike të lidhjes së tyre të dashurisë.
Këngëtarja 18 vjeçare ka qenë cak i një fushate në internet të organizuar nga fansat e Justin Bieber, në shenjë urrejtjeje për këngëtaren e cila tani ka filluar një lidhje dashurie me tinejxherin sensacional. “Selena është e tmerruar. Ajo është e re dhe kur sheh ato gjëra të shkruara për të, ajo natyrisht se frikësohet. Justin tenton ta qetësojë atë, por çfarë mund të bëjë ai”, theksoi një burim për revistën Star.