Petrit Selimi, në rolin e “Ministrit të Jashtëm” ka vazhduar aktivitetet e tij nëpër botë sikur per UNESCO-n
Ai po qëndron aktualisht në Londër ku ka mbajtur një ligjëratë në London School of Economis. Ai ka folur për natyrën evropiane e perëndimore të Kosovës, duke thënë se vendi ynë qëndron më së miri në rajon.
“Nuk ka asnjë rrezik në Kosovë. Është vendi më pro-perëndimor në Ballkan. I vetmi vend ku lejohen martesat e homoseksualëve”, ka thënë Selimi në fjalën e tij.
Ai ka pohuar se nuk ka asnjë rrezik nga xhihadizmi në Kosovë.
“Xhihad në Kosovë? Nëse vini në Kosovë, do ta shihni se ne jemi shumë të mirë për makiato dhe mojitos”, ka thënë Selimi.mi