Preshevë,  6 dhjetor -Nuk kane mbetur as 3 jave qe na ndjane nga zgjedhjet e perkohshme ne Preshevë, kur partitë (shtate shqiptare dhe shtate serbe) do garojne per te fituar 38 ulëse. per ta marru n’dore pushtetin. Deri tash jane prezentuar shatet lista, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Pas shiptareve sot edhe përfaqësuesit politikë të serbëve nga Presheva paraqitën listën e tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme lokale në atë komunë.

Lista ka trembëdhjetë kandidatë parlamentarë dhe quhet “Aleksandar Vučić-Për Serbinë unike”. Ne kete lsite bejne pjese kandidatë nga SNS, PUPS, SPS, Serbia e Bashkuar, SRS dhe Lëvizja e Socialistëve. Lista ne fjlaë është e shtata  dorëzuar Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, i cili pritet të përfshijë gjithsej tetë në zgjedhjet e aredhshme.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Preshevë po zhvillohen më 24 dhjetor dhe një fushatë parazgjedhore është plot akuza të ndërsjellta, të paktën midis shqiptareve, tre partive që presin rezultatet më të mira, Alternativat për Ndryshim, Partinë e Veprimit Demokratik dhe Partinë Demokratike të Shqiptarëve.

Presheva më 24 dhjetor do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme lokale. Në këtë garë për 38 ulëse në Kuvend garojnë më shtatë parti shqiptare, po aq edhe serbe. Në Preshevë, per nga numri partive nuk dallojne serbet (ku jetojnë rreth 1300 serbë) dhe shqiptaret edhe pse keta te fundit jane shumice (mbi 95%). Dallimi mes serbeve dhe shqiptareve dallon aty se të paret jane unik, kurse te fundit te perqare, pikë pesë, pas emërimit te Bernabic per kryetar komune Shqiprim Arifin, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

SHPËRNDAJE