Foto e zhvilluar sot (10 prill 2018) nga qyteret e Preshevës derguar agjencise se lajemeve “Presheva Jonë” ku shifen tanket serbe para shtëpise se kultures dhe shtepise se shëndetit.

 

Preshevë, 10 prill  -Pas provokimeve me aeroplan luftarak, ku pati shqetesime dhe reagime te ashpra nga KKSH dhe banoret, provokimi i radhes ne Presheve vjen sot me tanke te cilat jane pare nga qytetaret e Preshevës duek shkurar ne drejtim të Kosovës ku ka krijuar panik, njofoton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Vizita e fundit e ketyre mjeteve te renda luftarake serbe ne Presheve, qytet ky i banuar kreysisht me shqiptarë,  pas avioneve ushtarak ishte sot me tanke edhe ate mu para shkollave, shtëpisë se kultures dhe shtëpise se shendetit, ku valon flamuri serb.

Presheva a po bëhet një Palesine e re ne Evropë? Tokë e shkelur dhe më e vizituar nga ushtarakë, gjeneralë serbe, avion luftarak dhe tanke–

Qytetaret e shqetesuare i kane deklaruar agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” se “Vizitat e shpeshta te ushtarave serbe, avioneve dhe tankeve lufatrake nuk i kemi pare as ne kohen e luftes ne Preshevë cka fëmijet tane po frikësohen dhe jane  traumatizuar..”

Vizitat e shpeshta kanë shkaktuar lidhur me avionët dhe tanket luftarake serb ne vendbanimet shqiptare në Luginen e Preshevës na perkujtuan kohen e Miloshevicit, ka thëne kryetari i KKSH-së Shukri Ymeri për agjencin e lajmeve “Presheva Jonë”

Ne historine e Presheves duket se per here te pare ket viti, me perjahastim te kohes se luftes (2001) Presheva vizitohet nga gjenral e  ushtarak serb, nga avion e tanke. Analistet e Luginës kane thenë agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” se Presheva eshte bere si Palestina tokë e shkelur dhe më e vizituar nga tanket dhe avion luftarak.

Résultat de recherche d'images pour "tanke preshevë"

“Ne duket se jemi bere sendvich, viktime e problemeve mes Kosoves dhe Serbisë dhe sikur ne po i paguajme mosamrrveshjet mes Boegradit dhe Prishtines dhe incidentet mes tyre, sikur ai i fundit me Gjuriqin. Kjo na len pershtypjen se Serbia nuk po ka cfare t’i beje Kosovës e heq nervozen mbi ne?!, kjo qe na kujton at thënien, hidhero gomari, e mëshoj samarit…” ka thëne ne vazhdim z.Ymeri.  Rreth ketyre mjetve lufatarake ne Luginen e Presheves ka reaguar edhe kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi.

Levizjet e avionëve dhe tankeve te forcave serbe jane shpeshtuar ditve te fundit komunën e Preshevës ne kufi me Kosovën. “Presheva Jonë” njofton se bëhet fjalë për një “stërvitje ushtarake në Serbi”. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Jovan Krivokapiç ka sqaruar keto janë pjesë e stërvitjeve ushtarake që janë planifikuar në këtë zonë dhe që do vazhdojnë edhe nesër në Serbinë qendrore.

Levizje te tankeve dhe ushtarakeve serbe ka pasur edhe dite me pare ne Preshevë..

Résultat de recherche d'images pour "avion presheva"Résultat de recherche d'images pour "tanke preshevë"

 

 

 

SHPËRNDAJE