Serbia permes forcave te medha policore, ka kthyer sot mbrapsht, për në Kosovë tekstet mësimore (25,4 tonë) nga terminali doganor të Preshevës te bllokuara nga 9 shtator 2015. Ndesa, Hashim Thaci mu sot e shperblen Beogradin me nje komune te re serbe, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Këto tekste ishin dedikuar për shkollaret shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe ishin derguar me vonese pas fillimit te vitit shkollor (qe i perngjante me shume nje fushate te qeverise Thaci) derguar nga Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së qeverisë së Kosovës.
Për të stopuar aksionin e policse per kthimin e librave në Kosovë, në fshatin Konçul, ne kufiri, u organizua një protestë spontane, ku protestuesit mbajten rrugën të bllokuar rreth një orë
Në protestë ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, i cili theksoi se tekstet duhet të shkojnë në duar të nxënësve e jo të kthehen në Kosovë.
“Ne kërkojmë nga Republika e Kosovës që asnjë tekst mësimor nga Republika e Serbisë të mos përdoret në Kosovë”, tha Musliu per agjencine e lajmeve “Presheva jone”