KOSOVA LIRON POLICËT SERBË, SERBIA ARRESTON POLICËT KOSOVARË ?!
Policia e Serbisë sot në orën 10:30 në rajonin e Merdares ka arrestuar dy policë të Kosovës, siç ka deklaruar ministri serb i Punëve të brendshme, Ivica Daçiq, të armatosur me dy pushkë automatike, dy revole dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë.
Të arrestuar janë Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Pallatin e Serbisë.
Daçiq ka thënë se armët që kanë poseduar dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës paraqesin “shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999”.
Ai i ka thënë se “secili që shkel këtë marrëveshje, do të privohet nga liria”.
“Nuk bën kështu me Serbinë. Kjo ka tejkaluar çdo masë”, ka thënë Daçiq.
Ndërkohë, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka konfirmuar për RTK-në arrestimin e dy policëve kosovarë. Ai ka thënë se po punohet në ndriçimin e rastit për të vërtetuar nëse dy policët e arrestuar kishin kaluar apo jo “vijën e gjelbër” të kufirit Kosovë – Serbi në Merdar.
Për detaje tjera Rexhepi ka thënë se është herët të flitet.
Lirohen punëtorët e MPB të Serbisë
Pesë serbët e arrestuar në rajonin e Gjilanit më 25 shkurt të këtij viti, janë lëshuar sot në liri, ka njoftuar e ashtuquajtura ministri për Kosovën, njoftojnë medie të Beogradit
Ky burim nuk ka dhënë informacione të tjera por vetëm ka shtuar se të burgosurit tani janë në rrugë për në shtëpi, transmeton Koha.
Ata, katër punëtorë të MPB të Serbisë dhe në ofiqar, saktëson B92, janë arrestuar për shkak të shkeljes së rendit dhe të ligjit në Kosovë.
Të arrestuarit janë Zlatko Deniq dhe Goran Matropazoviq nga Pasjani, Nikola Trajkoviq nga Parteshi dhe Dragan Stojkoviq nga Budriga, të cilët kanë punuar për dhënien e pasaportave në të ashtuquajturën drejtori policore të Gjilanit me seli në Vranje. Me ta ishte edhe ofiqari Mladen Dimitrijeviq nga Pasjani.
Të arrestuarve më 25 shkurt u ishte caktuar paraburgimi 30 ditë. Pas skadimit të këtij afati, ata u dënuan edhe me një muaj burg. Sot, para afatit, ata u liruan, ndërsa hetimet kundër tyre po vazhdojnë.
—————————————
JA EDHE KOMENTET E JUAJA: