Amerikanja Serena Uilliams ka fituar medaljen e artë olimpike, duke mposhtur tenisten ruse, Maria Sharapova, me rezultat 6-0, 6-1.
Me këtë rezultat, Uilliams ka tejkaluar rekordin e Suzan Lenglen, e cila, në vitin 1920, në Belgjikë, ka mundur Doroti Holman me rezultat 6-3, 6-0.
Më herët, bjellorusja Viktoria Azarenka ka fituar medaljen e bronztë, pasi ka mundur Maria Kirilenkon, gjithashtu teniste ruse.
Lojërat Olimpike po zhvillohen në Londër të Anglisë.