Shaip Kamberi, ish-kryetar i Bujanocit, dje i ka dorëzuar celësat e zyrës së kryetarit të komunës,. Tash, pas 6 majit pas zgjedhjeve në Serbi, tash në Bujanoc kemi një frymë dhe atmosferë të re politike, ku për dikë duket fitore e për dikë humbje. Pra, për dikë u qel havaja e për dikë u qel toka..
Bujanoc, 15 qershor
Se si e komenton ketë ndryshim në Bujanoc me një pushtet “multietnik” ai në vend të përgjigjes për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” citon një thënje të Sokratit se “për tu përgjigjur në pyetjen tuaj do të shërbehem me një fjalë të Sokratit në ditën e gjykimit të tij me vdekje ishtge shprehur « Unë zgjodha rrugën e vdekjes, ju atë të jetës. Cila është më e mirë, një Zot e di. Konform kësaj them se në zgjodhëm rrugën e opozitës, kondrejt rrugës së një pozite të nënshtruar. ». Kamberi, rreth “blerjes” së këshilltarëve deri në 30 mijë euro, pohon se “Trafikimet e influencës qoftë me para apo me premtime për funksione apo vende pune janë realiteti i ri i këtyre zgjedhjeve. “
Presheva Jonë: Z. Kamberi, keni dorëzuar celsat kryetarit të ri z.Arifi, tashmë jeni edhe zyrtarisht në opozitë. Tash e tutje, në cfarë do të përqëndroheni si subjekt i fuqishëm në Bujanoc ?
Shaip KAMBERI: Bashkë me këshilltaët e dy partive tjra (LPD e UDSH) me të cilët përbëjmë shumicën shqiptare në Kuvend, ne do të fokusohemi në dhënien e konstributit tonë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Bujanoc. Natyrisht, ne do të angazhohemi në realizimin e objektivave të programeve tona partiake, por, nuk do të pengojmë asnjë iniciativë për hapjen e 2 mijë vendeve të punës çfarë është premtuar në fushatrën zgjehdore të pozitës.
Presheva Jonë: Në Bujanoc pas zgjedhjeve u fol e u përfol herë për atë se humbi, e herë fitoi Bujanoci që shpesh u apelu që të ruhet Bujanci ne duart e shqiptarëve. Tash me këtë qeveri, pushtet të ri lokale mund të themi se Bujanoci u ruajtt ashtu siq u apelua ?
Shaip KAMBERI: Për tu përgjigjur në pyetjen tuaj do të shërbehem më një fjaklë të Sokratit në ditën e gjykimit të tij me vdekje.në këtë fjalim, i cili llogaritet ndër 10 më të famshmit në botë, Sokrati, akuzuesve të vet i kishte thënë : « Unë zgjodha rrugën e vdekjes, ju atë të jetës. Cila është më e mirë, një Zot e di », Konform kësaj them se në zgjodhëm rrugën e opozitës, kondrejt rrugës së një pozite të nënshtruar.
Presheva Jonë: Dihet se ne Bujanoc viteve të fundit janë bërë zhvillimeve, perparime sidomos ne askeptin e infraskturës. Mendoni kjo tempo do të ruhet tash me qverinë ere lokale ?
Shaip KAMBERI: Nëse bazohemi në premtimet parazgjedhore të pozitës aktuale, Bujanoci është në prag të lulzimit të vet. Ne presim nismat për 2 mijë vende pune, për lirim nga gjitha taksat të qytetarëve dhe për lulzim të biznesit lokal.
Presheva Jonë: Krahas probleme ekonomke e sociale shqiptaret e Bujanocit ballafqohen edhe me probleme të natyrës politike përballë diksimnimit të Beogradit, siq janë rastet e fundit të arrestimeve, burgosjeve, proceseve të montuara, sulmi në Dobrosin..Si i vlerësoni keto zhvillime dhe mendoni se kjo situatë nëse vazhdon mund të dal jashte kontrollit ?
Shaip KAMBERI: Politika e Serbisë ndaj shqiptarëve po ridëshmohet me shembuj konkret të manifestimit të dhunës. Arrestimet e fundit, që ishin arbitrare dhe trishtuese, ridëshmojnë faktin se si do të sillet Serbia edhe në të ardhmen ndaj shqiptarëve, posaçërisht kur kemi para sysh faktin se resorin e policisë do ta mbajë Ivica Daçiq dhe SPS e tij. Përsëritja e arrestimeve të këtilla brutale dhe arbitrare, qëlllimi i cë cilës është që duke shkaktuar frikë të shpërngulin qetas shqiptarët nga ky rajon, pashmangshmëm do të tensionojnë situatën.
Presheva Jonë: Në disa media u fol e u përfol se eshte tentuar blerja e keshlltarëve madje edhe deri ne 30 mijë euro..Sa qendrojnë ato dhe mund të thuhet se “multietniciteti » ne Bujanoc mund të vazhdoj me dy situata te kundërta me shqiparë të diskrminuar dhe serbë të avancuar ?
Shaip KAMBERI: Trafikimet e influencës qoftë me para apo me premtime për funksione apo vende pune janë realiteti i ri i këtyre zgjedhjeve. Megjithate, në si parti, kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve, menjëherë pas shpalljes zyrtare të rezultateve nga Komisioni komunal. Marrëveshjet paszgjedhore kanë krijuar një presedan të ri në Bujanoc i cili në të ardhmen do t’i krijojë vështërsi shqiptarëve në konstituimin e pushtetit vendor. Edhe në të kaluarën, 2002, 2006 dhe 2008 subjektet shqiptare kanë patur koalixion për bashkëqeverisje me ato serbe. Por, asnjëherë më parë shumica në Kuvend nuk është varur nga votat e serbëve. Gjithmonë 23 këshilltarë shqiptarë kanë qenë në koalicion me disa të tjerë nga radhët e serbëve. Kësaj radhe, presedani i ri ka krijuar situatën në të cilën, qeveria komunale, asnjë vendim nuk mund ta marrë pa koncensus me serbët. Aq më tepër, kësaj radhe pakica shqiptare prej 12 këshilltarëve kanë koalicion me ata që përfaqësojnë shumicën serbe, 9 këshilltarë, të Partisë Demokratike, të Partisë Socialiste grupit joformal Shën Apostujt Petard he Pavle dhe Grupit qytetar S. Arsiq, duke lënë në opozitë 18 këshilltarët shqiptarë nga PVD, LPD e UDSH. Çka do të sjellë kjo situatë në të ardhmen dhe si do të sillet pozita në Bujanoc në rast të fillimit të bisedave për Veriun e Kosovës, një Zot e di.
Presheva Jonë : Nejse, megjithate edhe pse humbët zgjedhjet, nuk humbët bash krejt, jeni pak me fitim, kur kemi parasysh se koalicioni juaj fitoi duke siguaraur që Lugina e Preshevës të kenë përfaqësuesin e vetë në parlamentin serb ne Beograd. Cfare don të thotë kjo ?
Shaip KAMBERI: Mendoj se është pozitiv fakti që shqiptarët të përfaqësohen nga një deputet në parlament. Kjo ridëshmon politikën tonë konstuktive që ka për qëllim krijimin e stabilitetit në rajon, krahas asaj serbe e cila çdo herë nxitë konflikte dhe tensione. Përfaqësuesi jonë do të ketë mundësi të kontaktimit të drejtpërdrejtë me miqtë ndërkombëtarë dhe të animojë ata për të qenë më shumë prezent në Luginë të Preshevës.