Kryetari i Komunes se Bujanocit z.Shaip Kamberi ne bisedë me gazetarin e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”

 

Bujanoc, 7 prill  -Situata aktuiale ekonomike dhe politike, avionet e fundit luftarak mbi vanbanimet shiptare, dilagu i Bruksleit dhe Presheva, sa Bujanoca po ia del te jete ne sherbim te qytetareve te saj, kembi i territoreve mes mes Kosoves dhe Serbisë, statusi i ardhshme i Lugines se Preshevës..jane këto vetëm disa tema qe prekem ne intervsiten ekskluzive për agjenci e lajmeve “Presheva jonë” me njeriun numer nje te Bujanocit, Shaip Kamberin, njeherit liderin me autoritativ sot ne Luginen e Preshevës.

Presheva Jonë: z.Kryetar fillimisht mund te na thoni cila eshte sitauata aktuale politike dhe ekonomike ne Luginen e Preshevës
Résultat de recherche d'images pour "shaip kamberi"Sh. Kamberi:
Në luginë të Preshevës vazhdon një diskriminim shtetërorë, që po zbatohet në të gjitha planet. Problemet e pazgjidhura politike dhe ngecja e zhvillimit ekonomik po ndodhin pikërisht për shkak të vullnetit të munguar politik në anën e Beogradit. Vazhdon diskrriminimi në sferën e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike të nivelit shtetërorë, problem me mosnjohjen e diplomave, në sistemin e gjyqësorit, moszgjidhja e cështjes së teksteve shkollore si dhe shumë problem tjera krahas mungesës së vullnetit për të privatuzuar Banjën e Bujanocit-një kapacitet ekonomik që po shkatërrohet, apo fabrikës për përpunimin e mishit, “Jugokop”, janë cështjet që në esencë e bëjnë situatën e rëndë.

Presheva Jonë: Ka pasur diteve te fundit një seri fluturimesh mbi Luginen e Presheves me avion luftarak. Mendoni se ishin shume ulet dhe te tepruara?

Sh. Kamberi: Po, në fakt, fluturimet e avionëve ushtarak, në lartësi të ulta, vetëm pak ditë pas arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuriq, në Kosovë, nuk ishin asgjë tjetër vec jë demonstrim i forcës, karshi shqiptarëve në Kosovë dhe Luginë të Preshevës, por edhe për t’i “qetësuar” shpirat e trazuara serbe me oshtrimin” që u ndodhi në Kosovë.

Presheva Jonë: Komuna e Bujancoit sa po arrine t ju del qytetarev te saj ne sherbim, Cfare jane priritetet e komunes dhe projktet ne te ardhmen

Sh. Kamberi: Ne jemi duke reazliaur ato projekte dhe punë që i kemi planifikuar me Vendimin e Buxhetit për vitin 2018. Besoj se këto plane dhe projekte do të realizohen në tërësi. Ne po mundohemi që përmes programeve të subvencioneve në bujqësi dhe biznes të vogël, investimeve në infrastrukturë të ndihmojmë qytetarët tanë. Mjerisht, pengesat që po bëhen nga shteti, në drejtim të privatizimit të kapaciteteve të sipërpërmendura po e pengojnë një zhvillim më të sigurt ekonomik.

Kryetari Shaip Kamberi: Te merret mesim nga Beogradi per serbet jashte Serbisë. Nga Tirana dhe Prishitina presim me shume

Presheva Jonë: Cilli eshte bashkepunimi me faktorin nderkombëtare ?

Sh. Kamberi: N kemi takime të rregullta me shumë përfaqësues diplomatic, por, mjerisht, Bashkësia ndërkombëtare e orientuar në prioritete tjera, kam përshtypjen se Luginën e Preshevës e ka lënë disi anash.

Presheva Jonë: Po me Tirane cfare rapotesh keni ju si njeri i pare ne Bujanoc?

Sh. Kamberi: Kemi kontakte dhe takime ne nivel ministri, presim se shpejti reazlizimin e projekteve konkrete. Ntarisht se presim me shume nga Tirana popr dhe nga Prishtina per Lugnene kur kemi parasysh angazhimion ne Boegradit per serbet ajshta Serbise qofte ne Kosove apo Republéiken serbe. Sidqogote Tirana e Prishtina duhet te marrin mesim nga Beogradi per serbet jashte Serbisë.

Presheva Jonë: Para ca vitesh eshte paraqitur nje plan 7 pikesh qeverise serbe në Beogradi per zgjidhjen e probelemebe të shqiptareve ne Komune e Preshevës. Sa ehste arritur apo cfare ka ndodhur me at planë?

Sh. Kamberi: Sot mungon një iniciativë serioze për të nxitur një dialog me qeverinë në Beograd për këtë Plan. Mendoj se edhe mungesa e angazhimit adekuat të Bahkësisë ndërkombëtare për Luginën e Preshevës po e sjell këtë si pasojë. Aq më keq, po krijohet përshtypja se Serbisë po i bëhen disa favore sa i përket kapitujve 23 dhe 24 në procesin e integrimit të saj në BE, edhe atë në interest ë prioriteteve tjera.

Kamberi: Beogradit duhet bërë me dije se rruga e saj drejt BE-së ndihmës së saj për serbët e Kosovës, duhet të kalojë përmes Luginës së Preshevës

Presheva Jonë: Jeni te intersuar te jeni pjesë e dialogut ne Bruksel. Para zgjedhjeve ne Kosavë nje ish-minister i Thaqit, Hoxhaj tha se Lugina e Preshevës do te jete pjese e këtij procesi, por ende ska asgjë ne kete drjeitm. Zgjedhjet u kryen, ato mbeten vetem fjalë?

Sh. Kamberi: Domosdo që Lugina e Preshevës duhet të jetë në agjendën e formatit të ri të bisedimeve në Bruksel. Ne kemi pritur që procesi i integrimit të Serbisë në BE të japë rezultate rreth statsuit të pakcave, por, kjo nuk po ndodh. Aq më tepër thashe se disi lëhtësisht Serbia po i kalon sfidat që sjellin Kapitujt 23 dhe 24. Prandaj, e vetmja shpresë na mbetet Dialogu i Brukselit në të cilin, presim që Kosova të shtrojë cështjet e të drejtave të shqipyarëve. Shpresoj se Kosova ta mbrojë qëndrimin se me Serbinë nuk mund të ketë “Normalizim të marëdhënieve” deri sa ajo vazhdon të diskriminojë shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Presheva Jonë: Flitet per kembimin e territoreve. Para ju si komuna te banuara me shqiptare, mendoni se Prishtina dhe Beogradi jane te gatshme per nje opsion te tille, sepse edhe sikur ju te thoshit po ose jo, megjithate ata e kane fjalen e fundit?

Sh. Kamberi: Dy ditë më parë, në një Konferencë në Prishtin, gjithë kreu shtetërorë nënvizoi se për Kosovë, variant më i rrezikshëm për momentin është ai i shkembimit të territoreve. Askush në Luginë të Preshevës nuk mendon se në këtë fazë duhet të dilet me ide që mund të cenojnë idenë e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës, por, njëkohësisht ne mendojmë se të shtruarja në tryezen e bisedave të drejtave të shiptarëve në Luginë të Preshevës duhet të jetë një kusht në rrugën e normalizimit të raporteve me Serbinë. Mendoj se Serbisë duhet t’i bëhet me dije se rruga e ndihmës së saj për Serbët e Kosovës duhet të kalojë përmes Luginës së Preshevës. Dhe vetem kjo, bilre ehde rruga drejt BE-së kalon për mes Preshves, rrespektivisht te te drejtave te njeriut ne keto vise te banuara me shqiptare.Image associée

SHPËRNDAJE