![sakirir_shkel](http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2012/08/sakirir_shkel-300x220.jpg)
Bavarezët e mposhtën skuadrën e Regensburgut në rrethin e parë të DFB Pokal në edicionin e ri, duke e përmbyllur takimin me shifrat prej 4:0.Shaqiri shkëlqeu kur realizoi në minutën e 60-të, për të ngritur epërsinë, në 2:0. Ai në mënyrë mjeshtërore ekzekutoi goditjen e lirë pranë zonës, duke lënë të stepur portierin vendas. Golin e parë e kishte shënuar përforcimi tjetër i bavarezëve, Mario Mandzukic në minutën e 32-të. Ai shënoi edhe golin e tretë për skuadrën dhe të dytin të në minutën e 80-të, para se Claudio Pizarro të vulos rezultatin, 4:0. Ndërkaq sa për të lënë më shumë gjurmë, Shaqiri pos golit të dytë mori pjesë edhe në dy golat tjerë në vazhdim, për tu shënuar në listën e asistuesve.