Xherdan Shaqiri ka realizuar edhe një parqaitje fantastike në ndeshjen miqësore për Bayern Munchen.
Në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës kineze Beijing Guoan, Shaqiri është veçuar për driblimet dhe pasimet e sakta deri sa pati edhe një asistim fantastik në këtë ndeshje, duke asistuar për mrekulli në golin e 6 të shënuar nga Gomez.
Golat në këtë takim i shënuan: Robben, Muller, Pizzaro, Mandzukic e Gomez, ndërsa goli i parë ishte autogol.
Shaqiri po tregon potencial të jashtëzakonshëm, dhe po dëshmon se meriton vend titullar ne Munchen.Fatlum Hetemi