Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë dënuar dhunën e disa deputetëve në seancën e fundit parlamentare, ndërsa kanë nxitur palët që mosmarrëveshjet t’i zgjidhin me dialog.

Në një deklartatë të përbashkët për shtyp të ambasadës amerikane dhe Bashkimit Evropian në Tiranë nënvizohet se populli shqiptar pret që anëtarët e parlamentit të sillen me pjekuri, veçanërisht në kushtet e situates aktuale, duke demonstruar respekt për kolegët dhe institucionin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.

SHPËRNDAJE