Bruksel/NATO, 22 mars -Në kuadër të bisedimeve për luftën kundër terrorizmit nderkombëtar dhe misionet e NATO-s në Lindjen e Afërm, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, kanë folur edhe për forcat paqeruajtëse të NATO-s në Afganistan dhe Kosovë, por që nuk kanë folur për transformimin e FSK-së dhe fushaten e Hashim Thacit me “ushtrinë”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Në një njoftim te nATO-s derguar age3jncise se lajemeve “Presheva Jonë” nder tjera thuhet se Stoltenberg dhe Mattis kanë folur kryesisht për luftën kundër terrorizmit dhe Misionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë.Edhe zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, ka thënë se të dy sekretarët, kanë diskutuar edhe për rolin e NATO-s në Kosovë.
Ndryshe, sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, pati deklaruar se Kosova është shembull i asaj çfarë ndodh kur bashkësia ndërkombëtare, e udhëhequr nga Amerika, angazhohet për mbrojtjen e interesave dhe vlerave të veta.
Në përgjithësi, pati thënë ai, do të rekomandoja pakësime në përputhje me situatën e sigurisë në terren, por e kuptoj që, tani për tani, Forca mbetet kritike për sigurimin e stabilitetit të rajonit. Mattis deklaroi se përveç kësaj, para se të pakësohet prania ushtarake e SHBA-së, Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet ta marrin një mandat për ta kryer sigurinë e brendshme dhe mbrojtjen territoriale, një ndërrim që do të kërkojë ndryshim kushtetues me mbështetje të parlamentit.