Sheikh Jassim bin Hamad Al-Thani është gati të shtojë edhe mbi 1 miliardë euro në ofertën e tij për të blerë klubin e madh anglez, Manchester United .
Përfaqësuesi i familjes mbretërore të Katarit është i vendosur për të blerë gjigantët e Ligës Premier.
Al-Thani po bën ofertë kundër INEOS-it të Sir Jim Ratcliffe për blerjen e klubin nga Old Trafford, të cilin familja Glazer po e shet.
Sipas mediumit The Mirror, oferta e Katarit do të shkojë deri në 5.5 miliardë funte apo 6.25 milionë euro këtë javë pasi ata u takuan me përfaqësuesit e Unitedit javën e kaluar.
Ratcliffe ka deklaruar në një intervistë të fundit të Ëall Street Journal se ai hezitonte të paguante tepër për Unitedin.