Para arsimtrëve nga drejtioria e shkollës u paraqitën aktivitete që zhvillohen në këtë vatër të diturisë,me theks të veçantë,sukseset e nxënësve që kanë arritur në pjesëmarrje në garat e niveleve të ndryshme,ndërkaq lidhur me jetën dhe veprimtarinë atdhetore të Ibrahim Kelmendit foli nipi i tij Ahmet Osmani,i cili evokoi kujtime ,në veçanti familjere për Ibrahim Kelmendin,
Preshevë, 20 prill
Shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë ka shënuar sot ditën e saj me një sërë manifestime kulturore e argëtuese.Fillimisht para arsimtrëve nga drejtioria e shkollës u paraqitën aktivitete që zhvillohen në këtë vatër të diturisë,me theks të veçantë,sukseset e nxënësve që kanë arritur në pjesëmarrje në garat e niveleve të ndryshme,ndërkaq lidhur me jetën dhe veprimtarinë atdhetore të Ibrahim Kelmendit foli nipi i tij Ahmet Osmani,i cili evokoi kujtime ,në veçanti familjere për Ibrahim Kelmendin.Në vazhdim,para arsimtarëve u shfaq një program kulturor e artistik nga nxënësit e shkollës i shoqëruar me kënëgë korale si dhe u recituan poezi dhe u lexuan punime më të mira të shkruar nga vet nxënësit.Për të gjithë të pranishmit u shtrua një drekë solemne. (PrJ/aj.)