Naser Sherifi, kandidati me numrin 58 nga “Lista për Familjen,” ka theksuar se vota është mjet i shenjtë që pasqyron besimin ndaj atyre që punojnë për të sotmen dhe të ardhmen.
“Familja, e përfaqësuar nga babai, nëna dhe fëmijët, është themeli i gjithçkaje,” shkruan ai, duke bërë thirrje për mbrojtjen e jetës së fëmijëve të lindur dhe atyre që ende nuk kanë ardhur në këtë botë.
Përmes hashtag-ut #Lista #per #familjen, Sherifi fton qytetarët të votojnë për vlerat tradicionale dhe mbrojtjen e familjes si shtyllë e shoqërisë.