Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qendër të Këlnit në Gjermani.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë një lokali nate dhe një qendre tregtare, teksa policia ka rrethuar zonën dhe iu bën thirrje banorëve që të shmangin zonën.

Momentalisht raportohet për një person të lënduar, teksa policia është duke hetuar dhe pistën e terrorizmit, raportojnë mediat gjermane.

Radio Köln, nga ana tjetër, pohoi se shpërthimi shkaktoi një zjarr, i cili u shua kohën kur mbërritën zjarrfikësit.

SHPËRNDAJE