St.Mragarethen (SG), 3 dhjetor -Presheva më 24 dhjetor do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme lokale. Në këtë garë për 38 ulëse në Kuvend garojnë më se shtatë parti shqiptare dhe sdhtate serbe.
Partitë politike aktualisht gjenden ne vlugun e fushatave. Ato pretendojnë fitore ndaj njëra-tjetrës, por nuk dihet nëse mandati do të jetë dyvjeçar apo më i shkurtër për shkak të paralajmërimeve të ndryshimeve kushtetuese në Serbi.
Shqiprim Arifi: Pas asfaltimit te rruges “Karposh” se shpejti do hapet rruga ne piken kufitare Miratoc-Llojan
Shqiprim Arifi, lider i partisë Alternativa për Ndryshim (APN) njeherit kryetar i komunes se Preshevës fushaten parazgjedhore ka kaluar kufijte gjografike ne Preshevës. Ai sot ka zhvilluar nje takim me bashkëatdhetarë në St.Mragarethen (SG) te Zvicrës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.
Ne kete takim me diasporen shqiptare ku sallën e kishte mbushur shpic, lideri i APN-së Shqiprim Arifi mergimtareve ju foli rreth zhvillimeve politike dhe shoqërore në Luginë të Preshevës si dhe roli i diasporës sonë në proceset politikëbërëse dhe zhvillimin ekonomik në Luginë.
Duke folur per infrastrukturen Arifi permendi disa projkte te komune sqe jane ne realizim e siper si dhe ne plan. Aktulalisht tha jemi duke punuar me projekti e asfaltimit te rruges “Karposh” nje rruge e frekuentume e bizneseve qe ka aty pari qindrea lokale. Eshte e papranueshme qe krejt vershimet, shirat, ujrtat e pista ti futen njereztve tane neper shtepi e lokale, madje ai uje i ndyte mbrrin edhe ne shkollën “Ibrahim Kelmendi” dhe “Skendrebu”. As Skenderbeu e as Ibrahimi si ka bere keq askujt dhe se mertijne te flejne ne “popllave”.
Pas, Karposhit, sips Arifit pason projekti tjeter maft i rendesishem per Luginen, hapjen e kufirit Miratoc-Llojan qe ka ndare biznesin, qe ka ndare komunikimin, familjet shqiptare ne këte shekull?! Pas kesaj po ashtu kemi nje tjeter projekt mjaft madhor, ndertimi i nje qarku nga Cukarka qe kalon permes “rekës” se Ternaves ne Norca deri ne kufi..Rruge kjo magjistrale e cila do te jete nergut për atumjetet e rënda transpetuese si kamion, atuobus, e teknike e rende..e jo keto automjete me na i prishin rruget, boll ama ndreq e prish.. si dhe te shurdhojne veshet nga zhurma..” tha ne vazhdim Shqiperim Arifi para mases, qindra mergimtareve ne Str.Gallen.
“Jemi deshmitar se rruga e “Karposhit” , bashke me fshatin Norce apo Miratoc qe do ta ndertojme qarkun rrugor, vazhimisht ishin injoruar nga lideret e amortizuar, te deshtuar apo pensionere me fjalet “hajde more hiqju tynav se ata jane katundar, karadakli..” tha kryetari i komunes së Preshves z.Arifi ne tubimin e sotëm me mergitaretet tane nga Presheva dhe Lugina ne Zvicër.
Arifi: Diapsora jona ne Zvicer dhe perendim ambasador te se ardhmes, perskitves se Lugines se Preshevës!
Alternativa nuk do të thotë ”punësim përmes lidhjeve familjare”. Alternativë nuk do të thotë bashkëpunim me institucionet e Sërbisë kundër vllezërve të etnisë. Alternativë nuk do të thotë manipulim me ndjenjat e qytetarëve dhe keqpërdorim të emocioneve dhe euforisë së qytetarëve. Alternativë do të thotë projkert konkrete për zgjidhjen e problemeve të cilat e vështirësojnë jetën e qytetarit në shoqërine tonë.
Sipas z.Arifi “alternativa do të thotë ulje e nivelit të papunësisë, hapjen e vendeve të reja të punës, kthimin e vëmendjes së Prishtinës dhe Tiranës zyrtare me plane dhe ide konkrete nëpërmjet së cilave BE dhe ndërkombëtarët do të e avancojnë komunën e Preshevës me investim dhe plan zhvillimor, duke e detyruar shtetin Sërb të e trajton Preshevën me të drejta të barabarta si çdo komunë tjetër në Sërbi.”
Duke folur për rolin e diasporës sonë në proceset politikëbërëse dhe zhvillimin ekonomik në Luginë Shqiperim Arifi ne fund tha se diapsora jona ne Zvicer dhe perendim ambasador te se ardhmes, perspekitves se Lugines se Preshevës prandaj edhe jemi falenderues mergimtareve tane qe familjeve, fukarave, qytetarëve tane ju kane gjendur ne kohrat, momentet me te veshtira.
Pas fjalimit te liderit te APN-së mergimtaret tane shtruan nje ser pyetjesh drejtuar kryetarit te komunes Shqiperim Arifit, nder to ishin edhe ato për mungesen e librave dhe diplomave, paunësinë, eksodion.. Permes nje ser pyetjesh mergimtaret tane ne kete tubim me liderin e APN-së ishin te interesuar dhe shqetesuar edhe për mos zbatimin e Referndumit te 1-2 marsit 1992, per heqjen e lapidarit te UCPMB-së, për “kolonizimin” siq po flite ne qarshine e Presheves, per pranine e madhe te forcave serbe, ushtrisë, xhandarmerise dhe policise serbe ne Preshevë e Luginë, për arrestimet dhe bastisjet e fundit…etj per cka lideri i APN-së ju pergjigj nje nga një…