Ne foto: Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e ri të Preshevës, Shqiprim Arifi dhe ish kryetarin e Gjilanit që vije nga radhët e PDK-së, Qemajl Mustafa,
Preshevë, 10 janar -Arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës ka shkaktuar indinjatë dhe reagime te ashpra edhe ndër shqiptarët e Luginës së Preshevës. Liderët e Luginës së Preshevës arrestimin e Haradinajt e kane konsideruar si një skenar te ri pos millosheviqiane të Serbisë se sotme…
I pari nga Lugina ka reaguar deputeti shqiptar nga Bujanoca ne Beograd Famtir Hasani pastaj kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi, Jonuz Musliu, perfaqesuesit nga Medvegja sikur sot edhe PDSH e Ramgi Mustafës. Presheva pret nje reagim te tille edhe nga i pari ikomunes se Presheves, aq me tepër për hater te shoqit te cilin e kemi pare shpesh ne fotografi tuj hanger e tuj pi. Shoqi i mire shifet ne dite te veshtira. Ramushi, a ka dite me të veshtira se sot, sigurisht se jo ? Apo po presim te reagojmë kur “ta qojnë n’Serbi”, Zoti mos e beftë dhe goja na u thaftë që e tham kete fundit, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jone”