(AIK-Presheva Jone)
Në manifestimin qendror për pritjen e Vitit të Ri 2011 në sheshin e Shkupit sërish janë anashkaluar këngëtarë të estradës shqiptare, në të eveniment të organizuar nga Qyteti i Shkupit.
Sipas shembullit të metropoleve botërorë, tradicionalisht edhe Shkupi organizon pritjen e Vitit të Ri në ambient të hapur, gjegjësisht në sheshin qendror “Maqedonia”, ku është në pritje fillimi i manifestimeve nga pasditja.
Qyteti i Shkupit ka paguar mijëra euro nga buxheti i saj për estradën maqedonase, por edhe për dy këngëtarët e ftuar kroat Petar Grasho dhe Daniela Martinoviq.
Këtë vit, përfaqësues të estradës shqiptare nuk reaguan lidhur me këtë anashkalim të sërishëm, edhe pse vitin e kaluar u mbajt një konferencë me gazetarët në shenjë pakënaqësie.
Po ashtu manifestime janë paraparë gjatë paradites për fëmijë, ku janë organizuar disa shfaqje dhe program muzikor.
Pema e vitit të ri me gjatësi prej 15 metra është vendosur në një pjesë anësore të sheshit qendror, edhe përkundër punimeve masive që po realizohen në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.