largea_63sc3c3b691dc41457353284Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, ai i Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve, e cila ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit në interes të qytetarëve dhe në mbrojtjen efektive të të drejtave dhe lirive nga veprimet e paligjshme të autoriteteve publike.

Me theks të veçantë, u tha se marrëveshja i referohet shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave të mira lidhur me Mekanizmin Kombëtar për Parandalimin e Torturës, i cili tashmë është themeluar edhe në Kosovë. Dy Avokatët e Popullit po ashtu kanë folur edhe për rastin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët thanë se do të bëjnë përpjekje që të ndihmojnë shqiptarëve atje.

Avokati i Popullit nga Republika e Shqipërisë, Igli Totozani, tha se të dyja vendet, si Kosova, ashtu dhe Shqipëria, kanë mandate funksionimi vetëm përbrenda territorit ku veprojnë.

Totozani: Është punë e ministrive të Jashtme

“Do të doja të përsërisë atë që tha kolegu në një pikë të rëndësishme që institucionet tona kanë kompetencë territorial, pra mbrojnë të drejtat e liritë e njeriut për të gjithë ata individë që gjenden në territorin e vendit përkatës, në rastin konkret në territorin e Republikës së Shqipërisë. Megjithatë dy instrument të cilat mund, duhet dhe ne jemi munduar t’i përdorim me aq sa kemi pasur mundësi të themi me efikasitet. Këto dy instrumente janë së pari ministritë e Jashtme të secilit vend të cilat kanë për qëllimet e tyre funksionimin të tyre, mbrojtjen interesave të shqiptarëve që jetojnë jashtë”, tha Totozani.

Hilmi Jasharit, Avokat i Popullit të Kosovës, tha se ka pasur takim me shqiptarët e Luginës së Preshevës por që sipas tij edhe Avokati i Popullit të Kosovës ka mandate për funksionim vetëm brenda territorit të Kosovës.

Jashari: Shqiptarët e Preshevës ishin të rrezikuar të fshihen nga regjistri i shtetësisë

“Ne kemi pasur një takim me përfaqësuesin e komuniteteve që jetojnë në Luginën e Preshevës, ku kemi diskutuar edhekëtë çështje. Gjithashtu, kemi trajtuar edhe çështjet që kanë të bëjnë me dokumentet e regjistrimit civil edhe eventualisht rrezikun që i kanoset një pjese të madhe të kësaj kategorie të njerëzve. Sa i përket përfitimeve që mund të ketë nga shtetësia sepse ka pasur tendenca për të fshirë edhe nga regjistrat e shtetësisë por edhe benificione të tjera që iu takojnë sipas ligjeve. Meqenëse mandate i Avokatit të Popullit shtrihet brenda territorit të Kosovës ka qenë e vështirë për të bashkëpunuar me institucionet tjera që janë në atë pjesë të territorit. Megjithatë, ne kemi realizuar disa takime tjera me përfaqësuesin e këtij komuniteti në Kosovë. Në anën tjetër konsideroj që do të duhej të ishte çështje e marrëdhënieve të jashtme që Kosova është duke tentuar për ta ndërtuar edhe gjithashtu mbi bazën e parimit të reciprocitetit, edhe ky kishte me qenë vlerësimi imë për momentin. Mbi gjitha à «shtë pengesë se sa mandate i Avokatit të Popullit, shtrihet vetëm brenda territorit edhe çdo veprim jashtë nuk gjen hapësirë zbatimi”, tha Jashari.

Ndërsa, Totozani e Jashari kanë treguar edhe rëndësinë që marrëveshja e sotshme ka.

Totozani: Marrëveshja na mundëson formimin profesional

“Kjo është një marrëveshje që do të na bëjë të mundur që ne të bashkëpunojmë në formimin profesional në trajnimet të përbashkëta në aktivitete të përbashkëta në shkëmbimin e informacionit të përbashkët në monitorime të përbashkëta të administratës publike të institucioneve të privimit të lirisë. Ne jemi dy institucione pak a shumë me moshë të njëjtë por që besoj kemi dhënë prova që jemi të nevojshëm në strukturën shtetërore të vendeve tona në dobi të qytetarëve tanë. Mendoj që kjo marrëveshje do të na ndihmoj si Avokatin e Pop ullit të Shqipërisë edhe Avokatin e Popullit të Kosovës që të perfeksionojmë punën tonë të perfeksionojmë përgatitjen profesionale të stafeve tona gjithmonë në dobi të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.”, tha Totozani.

Kurse, sipas Hilmi Jasharit, Avokat i Popullit të Kosovës, kjo marrëveshje ka qëllim avancimin e të drejtave të njërit të të dyja vendeve .

Jashari: Ka shumë segmente që mund të kemi bashkëpunim

“Kemi filluar me idenë e bashkëpunimit në mekanizmin e mbrojtjes kundër torturës që është një institucion i ri në Kosovës. Republika e Shqipërisë dhe Avokati i Popullit kanë një eksperiencë më të gjatë nga 2008 në këtë mekanizëm edhe ideja fillestare ka nisë që aty. Ne kemi krijuar para një muaji këtë mekanizëm në Kosovë me një vendim të brendshëm edhe ideja është që të kemi një bashkëpunim më të përafërt të kë tyre dy mekanizmave, meqenëse mandati i këtij mekanizimi është mbikëqyrja e të gjitha qendrave edhe vendeve ku personat mbahen të privuar në liri dhe është një eksperiencë e re, sidomos për kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi. Mirëpo gjatë diskutimeve që kemi pasur lidhur me këtë marrëveshje, kemi ardhur në përfundim që ka edhe shumë segmente të tjera në të cilat këto dy institucione do të kishim mundur të bashkëpunojnë”, tha Jashari.

Kjo është marrëveshja e parë që të dy institucionet nënshkruajnë.

SHPËRNDAJE