Gjenevë, 12 janar -Shqiptarët sikur ne vendet tjera perëndimore edhe ne Gjenevë në shenje  proteste kundër arrestimit te ish-kryeministri Ramush Haradinaj sot ne Gjenevë ia dhanë flaken flamurin serb, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Gjeneva.

Paralajmërimet e shefit të diplomacisë serbe Ivica Dacic se shqiptarët do te sulmojnë dhe djegin ambasadat e vendeve perëndimore qe janë në Kosovë nuk ndodhe, por përkundrazi u dogj flamuri serb qe kishte okupuar Kosoven dhe arrestoi liderin e Kosoves Ramush Haradinaj, njëherë komandantin e UCK-së i cili sot u “lirua” nga burgu i Francës por ende i izoluar në ketë shtet mik te Serbisë.

Është mësuar se flamuri i Serbisë sot në Gjenevë u dogj nga një grup mërgimtarësh shqiptare (Kosova dhe  Presheva) te dëbuar nga Serbia.

Ish-kreu i UÇK-së Ramush Haradinaj u lirua nga paraburgimi sot për lirimin, pa të drejtë që të lënë Francën, presin vendimin e gjykatës mbi kërkesën e Serbisë për ekstradimin.

Siç kemi njoftuar, Gjykata franceze në Colmar Haradinaj u lirua me kusht, ai mori pasaportën e tij dhe urdhëroi raportin dy javore në departamentin përkatës të policisë.

 

SHPËRNDAJE