![pulaaa](http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2016/11/pulaaa-300x168.png)
Doganierët kanë parandaluar tri herë të njëjtin person që të kontrabandojë mish më 19, 22 dhe 23 nëntor. Në të tri rastet, mishi ka qenë i fshehur nën ulëse të veturës. Bëhet fjalë për mish të bardhë dhe kaçikë nga SHBA-ja dhe Brazili, transmeton lajmi.net.
Automobili drejtohet nga shtetasi serb (49) nga Vranja i cili ka thënë se mishin e ka marrë nga një person i panjohur i kombësisë shqiptare në rrethinën e Bujanovcit, të cilin e kishte sjellë nga Kosova, kurse qëllimin e kishte që ta shiste në Serbi (“..Automobilom je upravljao srpski državljanin (49) iz Vranja koji je rekao da je meso preuzeo od nepoznate osobe albanske nacionalnosti u okolini Bujanovca, koja ga je dovezla sa Kosova i Metohije“)
Mësohetz e i njëjti person, më 22 nëntor, sërish është kapur në tentim që të kontrabandojë sasi të njëjtë të mishit, e më pas edhe sot. Në kutitë e mishit është parë se ai vije nga SHBA-ja dhe Brazili, kurse vitit i prodhimit ishte 2016. “Etikat e tilla të skadencës nuk mund të merren si të mirëqena, pasi që kontrabandistët shpesh i falsifikojnë ato”, shkruajnë mediat serbe.