preshevaaiJonuz Musliu thotë se do të kërkojnë urgjentisht seancë speciale në Këshillin e Sigurimit të OKB’së për Luginën e Preshevës.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu, ka thënë se me kthimin e 103.222 teksteve mësimore nga Lugina e Preshevës në Kosovë po i vjen fundi gjithçkaje. Ai ka kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë dhe të Kosovës të ndërhyjnë në mekanizmat ndërkombëtarë që ta detyrojnë Serbinë të kthehen tekstet shkollore për nxënësit e shkollave fillore në Luginë të Preshevës.

Po ashtu, të njëjtën gjë ai e ka kërkuar edhe nga SHBA’ja, BE’ja dhe shtetet e tjera me ndikim në arenën ndërkombëtare.

‘Diskriminimi që po ua bënë Serbia shqiptarëve në Luginë është i papranueshëm. Unë nuk e di se si po toleron faktori ndërkombëtar këtë situatë, kur dihet që s’mund t’i ndalohet libri dikujt në shekullin XIX”, tha Musliu për ‘Epokën e Re’.

SHPËRNDAJE