Michael Jordan, përveç që konsiderohet në mesin e më të mirëve në histori të basketbollit, ai gjithashtu është edhe në mesin e më të pasurve.
Në kurriz të kontratave të sponsorizimit, ai ka arritur të bëjë pasuri të madhe.
Por, këtë pasuri ka mundur ta rris në mënyrë të konsiderueshme por të pranonte një ofertë së fundi, që do t’i sillte 100 milionë dollarë.
“Tre vjet më parë, unë shkova te Michael me një ofertë sponsorizimi prej 100 milionë dollarë, e tëra që ai duhej të bënte ishte të paraqitej në një ngjarje për dy orë. Ai nuk e pranoi. Zoti e bekoftë”, deklaroi agjenti i tij, David Falk, përcjell lajmi.net.
“Ai ishte aq i suksesshëm sa që mund të zgjedh atë që dëshiron dhe atë që nuk do. Unë më të vërtetë e admiroj atë Ai është shumë selektiv për gjërat në të cilat dëshiron të përfshihet”