Edhe pse i ka kaluar të 40-at, një nga legjendat e kinemasë italiane, Monica Bellucci, vazhdon të mahnisë këdo që e sheh me trupin perfekt dhe pamjen prej të reje, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Por, cili është sekreti i Monikës për këtë mrekulli të saj?
Aktorja i beson specialiteteve tradicionale italiane, që sipas saj e mbajnë gjithnjë në formë të përkryer fizikun e saj.
Monica Bellucci ndjek një dietë të detajuar, të cilën ajo është e gatshme t’ua japë edhe adhuruesve të saj që të shuajnë kureshtjen.
Për Belluccin, sekreti për një trup perfekt është një dietë pesëditore.
As më pak e as më shumë se pesë ditë, – thotë ajo.
Pas ditës së pestë zbulon se ke humbur disa kilogramë tepër.
Ndiqeni me korrektësi: Dita e parë përmban sallatë për drekë dhe makarona me djathë për mbrëmje.
Ditën e dytë duhet të konsumosh omëletë dhe bukë të bardhë gjatë ditës, dhe mish me perime para se të flesh gjumë në darkë.
Në ditën e tretë, – thotë Bellucci, merr një pure me djath parmigiano dhe në mbrëmje sapo të të marrë uria, konsumo makarona me domate të freskëta.
Ditën e katërt mund të jesh më i lirshëm në zgjedhje, duke ngrënë 100 g mish apo peshk të shoqëruar me oriz, dhe perime e zarzavate në darkë.
Ditën e pestë, Bellucci këshillon makarona me barëra jeshilë për drekë dhe pak ananas për darkë.
“Një gjë që e dëshiroj gjithnjë”, – thotë e magjishmja Bellucci, është që makaronat, apo pastat siç i njohin italianët “t’i shoqëroj me pak verë”.
Monica Bellucci këshillon gjithashtu që mëngjesi duhet të jetë i lehtë, kos frutash dhe lëng portokalli.
Rezultati, sipas Monica Belluccit, të lë pa mend!